Antigona Baxhaku, drejtoresh e Zyrës për Komunikim me Publikun në Kryeministri
Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar se Antigona Baxhakun e ka emëruar si Këshilltare Politike dhe drejtoresh e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Baxhaku me përvojën e saj në jetën mediale do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës.
Postimi i plotë iHotit:
Ekipit tonë i bashkohet edhe Antigona Baxhaku!
Antigona do të jetë Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit. Me veprimtarinë e saj 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat.
Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë.