Antigona Behrami dje mbajti seminarin e radhës, salla plot me njerëz
Autorja e shtatë librave best seller, Antigona Behrami, njëherësh trajnuese e certifikuar e motivacionit, ka mbajtur dje seminarin e radhës në sallën e konferencave në “Swis Diamond” në Prishtinë. Ajo për gazetën “Epoka e re” ka thënë se ndihet jashtëzakonisht e lumtur që njerëzit nga anë të ndryshme të botës erdhën dje në Prishtinë posaçërisht në këtë seminar.
“Ndihem shumë e lumtur që, ashtu si në seminaret e tjerë, edhe dje salla u mbush përplot me njerëz. Erdhën, dëgjuan, bën çlirime shpirtërore dhe mendore dhe disa prej tyre rrëfyen për suksesin që kanë shënuar pas këshillave të mia dhe mentorimit tim. Më bëhet zemra mal që këta njerëz punojnë për veten, familjen, shoqërinë ditë dhe natë. Përpiqem të kujdesem për secilin që ka një nevojë për mua, për një fjalë timen, për një ide timen, për një përkëdhelje timen. Pas seminarit qindra prej tyre më kanë shkruar dhe më kanë falënderuar që patëm rastin të takoheshim dhe dhanë përshtypjet e tyre për çlirimet që bën gjatë tri orëve të seminarit. Do të takohem sërish me ta dhe me qindra të tjerë. I falënderoj nga zemra për vullnetin që kanë për t’ia dalë mbanë”, ka thënë Behrami.