Antigona Behrami mban ligjëratë në “Fehmi Agani”

21 dhjetor 2022 | 08:41

Motivuesja Antigona Behrami, autorëve e gjashtë librave best seller, dje ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë para studentëve dhe profesorëve.

“Sot ishte një ndjenjë ndryshe, një dashuri aq e pastër dhe pa kushte që transmetuan të gjithë ata yje që takova sot, ku isha e ftuar për një ligjëratë motivuese në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor.

Sot në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, mora aq shumë dashuri sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë!

Faleminderit të gjithë stafit akademik të universitetit për mikpritjen! Faleminderit të gjithë studentëve që më pritën me buzëqeshje e dashuri në amfiteatrin e fakultetit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor. Në këtë ditë zemërgjerësia e gjakovarëve u dëshmua edhe një herë, se vërtet keni zemër të madhe. Pritja juaj ishte aq madhështore saqë do të mbetet përgjithmonë në pjesët e bukura të kujtimeve të mia.

Faleminderit pa fund! Bekuar qofshi për jetë!

Me shumë dashuri për ju, Antigona”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtarë të njohur të botës së letrave para vdekjes së…