
Antigona Behrami sot ligjëron për motivimin në universitetin “Fehmi Agani”
20 dhjetor 2022
| 09:40
Antigona Behrami, autore e gjashtë librave best seller, është ftuar nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i Shkencave Sociale, të mbajë një ligjëratë për motivimin.
Ligjëratën Behrami do ta mbajë sot, me fillim nga ora 12.00, në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor.