ANTIGONA E NËNËS

30 prill 2022 | 01:46

ME RASTIN E PËRVJETORIT TË RËNIES HEROIKE TË HEROINËS ANTIGONA FAZLIU

Nga Haki Morina

(Dëshmores së kombit Antigona Fazliut)

Kush të lindi ty

ty moj Antigona

cila perëndi

e trojeve tona

Ti e vogla e nënës

me ftyrën si hëna

me shumë se për tjerat

merak t’pati nëna

Luftove për votrën

për të ardhmën tonë

n’krah me Ilaz Kodrën

ti moj Antigonë

E paepur ishe

trime nga Drenica

n’zemër tënde kishe

gjak nga Shotë Galica

Kur s’pat më fishek

barot kishe brenda

flakë u bëre vet

krejt si në legjenda

Lulëkuqe e Kosovës

monument në zemrën tonë

Antigonë e kohës

e pavdekshmja jonë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli Italian ka marr një lajm interesant në orët e…