Anton Berisha: Shkarkimi i Jonuz Salihajt duhet të shqyrtohet në mbledhjen e kryesisë së AAK-së
20 shkurt 2019
| 22:26
Anton Berisha, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka thënë se shkarkimi i drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës Jonuz Salihaj, duhet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.
“Ne, nuk do të lejojmë që aktivistë partiakë pa asnjë dije në fushën e arsimit të shkarkojnë njerëz me kredibilitet, që i kanë kushtuar tërë jetën arsimit, siç është z. Salihaj. Ai gezon respektin tim të plotë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.