Anton Çetta e ka vendin në zemër të Universitetit
Profesori universitar, Arsim Sinani në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se tjetërsimi i figurës së profesor Antonit është vrasje pas vdekjes e idealeve të tij për luftë, liri e bashkim.
Profesori e pajtuesi i gjaqeve e ka vendim në zemrën e Universitetit të Prishtinës, aty ku edukoj breza e breza.
Postimi i plotë i Sinanit:
Profesori Anton Çetta e ka vendin në zemër të Universitetit të Prishtinës, aty ku punoi, edukoi, inspiroi dhe ideoi faljen e gjaqeve. Tjetërsimi i figurës së profesor Antonit është vrasje pas vdekjes e idealeve të tij për luftë, liri e bashkim.
Ka një tendencë në shoqërinë shqiptare për tjetërsim të figurave kombëtare nga mosdija e injoranca. Por Kosova nuk do ta lejoj që Anton Çetta të dal nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, ai, aty e ka vendin, sepse veprat dhe shpirti i tij aty jeton.