‘Anton Çetta e nxori nga mesjeta pajtimin e gjaqeve e ne s’kemi vend për një shtatore të tij në Prishtinë’

03 nëntor 2019 | 11:37

Sot bëhen 24-vjet të ndarjes nga jeta të plakut të urtë Anton Çetta.

Anton Çetta mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punë e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar, si dhe për pajtimin e mijëra familjeve të hasmuara në Kosovë.

Profesori i fillozofisë Blerim Latifi, në një status të tij në rrjetin social “Facebook”, ka kujtuar përvjetorin e vdekjes së plakut të urtë, duke thënë se: ‘e nxorri nga mesjeta, përmes pajtimit të gjaqeve, na mësoi kulturën e pajtimit’.

Postimi i plotë i Latifit:

Gjithë jetën ia kushtoj kulturës popullore të vendit të tij. Në pleqëri bëri më të mirën që një intelektual mund të bëj për atdheun e tij: e nxorri nga mesjeta, përmes pajtimit të gjaqeve. Ai na mësoi kulturën e pajtimit, e ne sot nuk pajtohemi dot për ta vënë një shtatore të tij, diku në Prishtinë! Sepse, ne sot jetojmë me kulturën e mosmirënjohjes!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për…