Anton Quni jep dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së në Prizren

12 dhjetor 2021 | 18:16

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i kësaj dege në Prizren.

Lajmin për dorëheqje e ka bërë publik vet Quni në llogarinë e tij në “Facebook”.

Quni dorëheqjen e arsyeton me mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.

“Këtë vendim e mora si pergjegjësi morale e imja për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale”, ka shkruar Quni.

Postimi i plotë i Anton Qunit:

Të dashur qytetarë,

Unë, sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së – Dega në Prizren.

Këtë vendim e mora si pergjegjësi morale e imja për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.

Përkundër ngritjes së numrit të votave, në krahasim me zgjedhjet nacionale 2021, dhe rritjes se numrit të kuvendarëve, ishte e pamjaftueshme që të jemi në raundin e dytë për të parin e komunes.

Nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e mia i kam bartur tek Nënkryetari Dr. Hatim Baxhaku i cili, ditëve në vijim do ti bashkëkoordinoi veprimet e aktivitetet me Kryetarin LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.

Unë vazhdoj të mbetem dhe të angazhohem si anëtar i Kryesisë së Degës, Nënkryetar i LDK-së në qendër dhe deputet i GP të LDK-së.

Të qenit kryetar i deges ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por jam i bindur se me dorëheqjen time po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren, nëndegëve dhe forumeve, me të cilin do të krijohen parakushtet për afirmimin e të rinjëve te Prizrenit, ruajtjen e bërthamës por edhe hapjen e dyerve për më shumë njerëz e kuadro që do ta forcojnë LDK-në dhe do ta bëjnë konkurente serioze për ciklin e ri zgjedhor.

Faleminderit të gjithë votuesve dhe bashkepuntorëve që në çdo situatë më qëndruan afër.

Ju jam mirënjohës dhe vazhdojmë me punë të mira për vendin e për LDK-në

AQ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halil Mehmetaj është arrestuar bashkë me dy djemtë e tij,…