Anton Quni takon bashkatdhetarë në Gjermani, thotë se LDK po rikthehet
02 tetor 2022
| 18:06
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, po qëndron në Gjermani, ku ka takuar bashkatdhetarv dhe anëtarë të kësaj partie në Hamburg.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se LDK po rikthehet në mërgatë.
Postimi i tij:
Rikthimi i vëmendjes dhe kuvendimi i përhershëm me bashkatdhetarë është vetë rikthimi i LDK-së në mërgatë.
Në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, ne sot jemi në Gjermani, bashkë me më të dashurit tanë – bashkatdhetarët.
Jemi të një shtëpie, të një familje politike, të LDK-së, të shtëpisë origjinale të Presidentit Rugova.
Na priftë e mbara!
Hamburg
02.10.2022