Anton Quni thotë se nuk i është gëzuar arrestimit të Thaçit dhe Veselit

27 dhjetor 2020 | 12:22

Anton Quni, ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se nuk i është gëzuar arrestimit që Specialja ia ka bërë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ai ka uruar që UÇK të vazhdojë ruajtjen e imazhit të mirë, pavarësisht ngjarjeve me Gjykatën Speciale.

“Pasi zoti Thaçi e zoti Veseli janë duke u përballë me drejtësinë nuk do te ishte e ndershme nga kjo pozitë unë të rëndoj edhe më shumë situatën, ne tani duhet të përmbahemi nga deklaratat, posaçërisht nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, por assesi nuk i jam gëzuar për cilindo autoritet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që duhet me u përballë me autoritetet e gjykatës ndërkombëtare”.

“Askush nuk i gëzohet nëse një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet me u përballë me gjykatën ndërkombëtare. Ne urojmë që gjithë ato veprime të UÇK-së pa marrë parasysh si do të jetë epilogu individual për të akuzuarit, të ruaj imazhin e mirë qe e ka të qytetarët por edhe në përgjithësi nga komuniteti ndërkombëtar. Tek e fundit ka qenë një luftë çlirimtare që është zhvilluar në Kosovë, jo jashtë kufijve të Kosovës, kur qenia e popullit shqiptar ka qenë në pikëpyetje nga agresioni serb”, ka thënë Quni për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e Vedat Muriqit te Lazio nuk ka shkuar ashtu…