Anton Quni: U befasuam kur pamë postimin e Avdullah Hotit, ai kishte pakënaqësi veç për votat e diasporës

24 mars 2025 | 22:54

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se janë befasuar me postimin e Avdullah Hotit kur kërkoi lidership të ri në LDK.

Quni tha se në mbledhjen e kryesisë, Quni kishte vërejtje vetëm për votat e diasporës, por jo edhe për rezultatin e përgjithshëm.

Ai ka thënë se më mirë do të ishte që Hoti të shtronte çështjet në kryesi, sesa në publik.

“Hoti nuk ka shfaqur brenda kryesisë ndonjë pakënaqësi, ka pasur pakënaqësi në lidhje me votat nga diaspora. Lidhje me përformancën e LDK-së, rezultatin e përgjithshëm, nuk ka pasur vërejtje të veçantë. Kur e kemi parë publikimin jemi befasuar, pse do të duhej të trajtohej në publik kur ka qenë mundësitë të trajtoheshin brenda kryesisë”, ka thënë Quni në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Arena Kombëtare” u luajt ndeshja e dytë e Grupit…