Antonela shpërthen në lot
08 dhjetor 2021
| 15:41
Përballja me nominim dhe mospëlqimi nga ana e publikut duket se e ka renduar emocionalisht, Antonela Berishën.
Mbrëmjen e djeshme, ajo nuk është ndier mirë gjatë një bisede me Einxhel Shkirën, teksa ka filluar të qaj.
“Unë dal gjithmonë e keqja, gjithmonë. Debatet e mia i bëj gjithmonë të drejta dhe kur vjen puna këta çfarë nuk më thonë mua dhe prapë dal unë fajtore”, tha Antonela e përlotur.
Einxhel e këshilloi atë duke i thënë se shpeshherë humori i saj është i rëndë dhe ofendues gjë që po sjell keqkuptim e debat mes banorëve në shtëpi.