Antonela tha se e ka sharë nga robt, Valoni: Edhe mua më del perdja e zezë, hyra në BB VIP për…

30 nëntor 2021 | 16:29

BB VIP – Antonela në një bisedë me Donaldin ka treguar pse është prekur nga Valoni dhe ka qarë. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” shprehet se këngëtari i njohur e ka ofenduar shumë keq madje është ndjerë dhe e kërcënuar nga ai.

“Ta tha që më shau me rob. Nuk tallem, dhe më kërcënoi, më tha që do ma kishte kthyer kryet mbrapsht”, ka thënë ndër të tjera Antonela.

Ditën e sotme, teksa ishte në tavolinën e ngrënies me Beniadën, Valoni flet në lidhje me debatin e fortë që pati me Antonelën.

Biseda mes tyre:

Beniada: Ti e ke gjakun e nxehtë, nuk duhet të thuash dua të iku për këtë arsye. Pse duhet të ikësh?

Valoni: Nga sedra. Më tha Iliri ti nuk ke ardhur për mua, Beniadën, ke ardhur për veten. E pastaj thashë jam dikushi. Unë sa këndoj orë, nuk harxhoj duke folur.

Beniada: Ti që punon e njihesh jashtë, duhet me pas ma shumë kujdes

Valoni: Unë u pendova, më falni për ofendimin se është keq. Ajo nuk do me falë. Njerëzit falin gjakun. Unë kam ardhur që të më kujtojnë njerëzit se më kanë harruar. Nuk kam ardhur për lekët, thjesht për emër. Kam të gjitha jashtë. Mbaj mend se i kam thënë ta thej qafën, prej nervave më del perdja e zezë. Kur kërkoj falje do të thotë se jam penduar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka përgëzuar Messin…