Antonelli: Emocionuese të garosh në Formula 1, e di që e gjithë Italia pret shumë prej meje

11 shkurt 2025 | 13:34

Pas tre sezonesh pa një pilot italian në Formula 1, tashmë do të jetë debutuesi Kimi Antonelli ai që do të mbajë lart “tringjyrëshin” këtë sezon. Piloti 18-vjeçar do të garojë për Mercedesin, ku do të zërë vendin e shtatë herë kampionit të botës Lewis Hamilton.

Ndërkohë që, një fitore e një piloti italian në Formula 1 mungon që nga viti 2009 (Jarno Trulli me Toyota). Ndoshta Antonelli mund të jetë në gjendje të thyejë këtë tabu 16-vjeçare.

“Ka shumë pritshmëri përpara këtij sezoni”, ka thënë Antonelli, që më tej shtoi: “Sigurisht që ndiej mjaft përgjegjësi sepse e di që kam gjithë Italinë nga pas, që pret shumë nga unë. Të gjithë presin që unë të jem i suksesshëm, veçanërisht pasi do të garoj për një Mercedes”. “E gjithë kjo është gjithashtu shumë emocionuese. Mezi pres të nisë botërori 2025 dhe mbi të gjitha mezi pres garën në shtëpi time, në Imola (18 maj). Do të doja të shihja kaq shumë italianë që brohorasin për mua”, ka deklaruar Antonelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi rumun, CFR Cluj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit…