Antonio Conte debuton me fitore te Tottenhami

04 nëntor 2021 | 23:41

Antonio Conte e ka nisur aventurën e tij te Tottenham me fitore ndaj Vitesses me rezultat 3-2, në kuadër të fazës së grupeve të Conference Leagua.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, ku fillimisht rrezikoi Heung min Son për Tottenhamin, ndërsa Maximilian Wittek kishte rast për Vitessen.

Në minutën e 15-të erdhi edhe goli i parë në ndeshje, kur Min Son shënoi për 1-0.

Pas shtatë minutash ishte radha e Lucas Moura që shënoi për 2-0.

Tottenhami i Conte e gjeti edhe golin e tretë në minutën e 28-të, kur Jacob Rasmussen shënoi në portën e tij.

Por pjesa e parë kishte ende gola, pasi holandezët u kthyen në lojë.

Jacob Rasmussen kësaj radhe shënoi në portën e duhur për 3-1.

Në minutën e 39-të u hap plotësisht ndeshja, kur Yann Gboho asistoi te Matus Bero që shënoi për 3-2.

Pjesa e dytë nuk ishte si e para, ndërsa Tottenham luajti me 10 lojtarë nga minuta e 59-të, kur Cristian Romero u ndëshkua me karton të kuq.

Por edhe Vitesse në minutat e fundit mbeti me nëntë lojtarë, kur Danilho dhe Markus Schuber dolën jashtë me karton të kuq.

Kjo fitore e kthen Tottenhamin në vendin e dytë në grup me 7 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, si…