Antonio Ilieski, përforcimi i parë i FC Ferizaj

26 dhjetor 2024 | 13:13

Klubi i Ferizajt ka prezantuar futbollistin me të ri, Antonio Ilieski. 28-vjeçari është lojtari i parë që e përforcon skuadrën që bën gara në Superligë, kurse aktivizohet në pozitën e qendërmbrojtësit.

“FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e qendrës, Antonio Ilieski. Futbollisti 28-vjeçar është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, duke sjellë lartësi e eksperiencë në vijën e mbrojtjes. Antonio Ilieski, që së fundmi ka qenë pjesë e klubit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, më parë ka luajtur për klube të njohura si Renova, Flamurtari i Vlorës, Kukësi. FC Ferizaj është i sigurt që me ardhjen e Ilieskit, skuadra do të përforcohet në mbrojtje dhe do të rrisë mundësitë për të pasur një sezon të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët letonezë të KFOR-it kanë kryer së fundi trajnime për…