
Antonio pas aksidentit: I lumtur për një tjetër shans në jetë, do i rikthehem futbollit
18 mars 2025
| 14:55
Në një intervistë për BBC, lojtari i West Ham, Michael Antonio foli për rikthimin e tij në normalitet pas aksidentit të 7 dhjetorit.
“A do të luaj sërish futboll? Po, 100%. Unë do ta luaj përsëri. Kjo është ajo që unë fokusohem dhe kjo është arsyeja pse stërvitem gjashtë ditë në javë. Këtë situatë e kam parë gjithmonë pozitivisht. Është një aksident i tmerrshëm dhe lëndimet janë të rënda. Njerëzit gjithmonë kanë dyshuar tek unë. Gjithmonë kam besuar në forcën time mendore dhe kjo është vetëm një tjetër pengesë, e cila nuk do të më ndalojë”, ka deklaruar Michael Antonio.