Antony Blinken: Amerika nuk tërhiqet nga mbrojtja e Kievit

20 shtator 2023 | 19:20

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken e nisi fjalën e tij me shembull nga një qytezë ukrainase ku forcat ruse kishin kryer “sulme mizore”

“Isha në një qytezë ukrainase ku forcat ruse kishin arrestuar banorët, kishin çuar në shkollë dhe detyruan qindra gra pleq të qëndronin në një vend, në dhoma të vogla pa ujë. I mbajtën për 28 ditë duke i përdorur si mburoja njerëzore. Dy banorë më dërguan aty ku ishin burgosur, aty ku nuk kishin pasur mundësi të merrnin frymë. Ka një listë emrash në korridoret e bodrumit, një ishte me ata që ishin ekzekutuar dhe ata që kishin vdekur në bodrum duke filluar nga 90-vejç deri në fëmijë 6 javësh”.

Blinken theksoi se “kjo është një luftë ku presidenti Putin deklaroi është për të fshirë Ukrainën nga harta e vendeve sovrane”.

“Rusia po kryen krime kundër njerëzimit. Rusia po përdor urinë si armë, kjo e tregon dalja nga marrëveshja e detit të zi”.

Sekretari amerikan tha ndër të tjera se sa më e uritur të jetë bota, aq më shumë përfiton Rusia.

“Rusia në fakt, bëri një takim me Kim Jong Un, i cili u shpreh se do kishte ,mbështetje të plotë dhe pa kushte për luftën dhe agresionin e Rusisë. Nëse vazhdon me dhunën, bota do të heqë dorë nga parimet dhe Ukrainë do ndalë së mbrojturi veten”.

Ai  theksoi se “SHBA-të janë kryesues në përpjekje për t’u përgjigjur domosdoshmërive të kësaj kohe”.

“Duhet të ruajmë shtyllat e bashkëjetesë paqësore. Mesazhi duhet të jetë i qartë jo vetëm për Rusinë por për çdo agresor. Ne do të ngrihemi, nuk do rrimë pa bërë gjë. Nuk do rrimë pa bërë gjë, kur rregullat që kemi bërë të gjithë thyhen. E hapa duke ndarë me ju tmerret në Hitni, por atë ditë pashë vullnetarë që po përpiqeshin ta ringrinin vendin. Pashë një komb që po rindërtohej dhe po merrte në dorë fatin e vetë. Këtë mbrojmë kur ngrihemi për rendin ndërkombëtar, për të shkruar të ardhmen e tyre. Populli ukrainas dhe jo vetëm, kanë të drejtë të shkruajnë të ardhmen e tyre, nuk do lejojmë ta shkruajnë të tjerët”.

Në ekipin diplomatik të nivelit të lartë të SHBA, merr pjesë edhe Yuri Kim, e cila është emëruar në një post të lart në Departamentin e Shtetit. Kujtojmë se Kim ka shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, më…