Antony Blinken do të vizitojë Izraelin të enjten

10 tetor 2023 | 21:43

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zhvillojë një vizitë të jashtëzakonshme në Izrael, pas sulmeve të grupimit terrorist Hamas në Izrael, i cili ka lënë të vrarë deri tani mbi 1 mijë izraelitë dhe 900 palestinezë kanë mbetur të vrarë, pas kundërpërgjigjes së shtetit hebre.

Lajmi është bërë publik nga vetë Departamenti i Shtetit, duke theksuar se vizita do të zhvillohet të enjten.

Kjo vizitë vjen në pikën më të lartë të tensioneve mes Izraelit dhe Hamasit në dekadën e fundit.

Izraeli po vazhdon sulmet e tij ajrore në Rripin e Gazës ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se përgjigja ndaj masakrës së Hamasit në Izrael të shtunën “do të jehojë me ta për breza”.

Më herët, mediat hebraike raportuan se Izraeli goditi 1 mijë e 707 objektiva në Gaza që nga e shtuna, duke përfshirë 475 sisteme raketash, 73 qendra komandimi, 23 zona strategjike të infrastrukturës dhe 22 objektiva nëntokësore.

Bilanci tragjik vijon të rëndohet pas dyluftimeve mes militantëve të Hamasit dhe IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit).

Të paktën 1 mijë persona kanë mbetur të vrarë në Izrael, thotë Ministria e Shëndetësisë e Izraelit.

2 mijë e 806 izraelitë u plagosën dhe u dërguan në spitale të ndryshme që nga sulmi i papritur i Hamasit të shtunën në mëngjes, zbulojnë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të paktën 900 palestinezë janë vrarë dhe 4 mijë e 500 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Mes të vdekurve janë 140 fëmijë dhe 120 gra, tha një zëdhënës i ministrisë.

Të paktën 18 persona janë vrarë dhe 100 janë plagosur në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga e shtuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Baltik ka një mister të ri. Një vit pas…