Antony Blinken takohet me kryeministrin Rama në Bruksel

13 qershor 2021 | 15:51

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar se sekretari amerikan, Antony Blinken, do të zhvillojë këtë të dielën një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Mësohet se takimi Rama – Blinken do të zhvillohet në orën 17:30.

Pak ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, ka firmosur vendimin për të shpallur “non grata” në ShBA ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarë të afërt të familjes së tij.

Berisha ka reaguar ashpër, duke e cilësuar vendimin si të pabazuar, ndërsa ka kërkuar publikimin e fakteve dhe provave mbi të cilat është marrë ky vendim.

Gjithashtu, Berisha ka paralajmëruar ngritjen e një padie në një prej gjykatave franceze për sekretarin Blinken.

Në reagimin e tij, ish-kryeministri Berisha, ka akuzuar se vendimi është një lobim i George Soros dhe Edi Ramës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jean-Luc Melenchon, politikan francez, kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar…