Antwerp zgjedh golin e Mujës si më të bukurin për muajin tetor

16 nëntor 2023 | 14:11

Sezoni i ri ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Arbnor Mujën. Si fillim ftesa me Kombëtaren shqiptare dhe dy paraqitje të mira në shtator, kundër Çekisë dhe Polonisë.

Më pas 14 prezenca në kampionat dhe 4 gola të shënuar tek Antwerp në Belgjikë. Tetori ishte një muaj shumë pozitiv, pasi Muja gjen golin e parë në grupet e Ligës së Kampionëve, i pari edhe për ekipin në këtë kompeticion. Klubi belg, përmes faqes zyrtare në “Twitter”, ka përzgjedhur golin e Mujës si më të bukurin e muajit tetor.

Muja i shënoi Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë në grup, pavarësisht se ukrainasit e përmbysën dhe fituan 3-2.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdi Hoxhaj nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën e gjimnazit…