Anulimi i 258 ndeshjeve solli një humbje kolosale për skuadrat dhe NBA-në
21 tetor 2020
| 17:05
NBA ka humbur gati 700 milionë dollarë si pasojë e anulimit të 258 ndeshjeve të sezonit të rregullt. Kampionati u ndërpre në mars për shkak të pandemisë Covid-19 dhe rinisi në fund të korrikut, me sistem grumbullimi të 22 nga 30 skuadrave.
Pesë ekipet që kanë pësuar humbjet më të mëdha financiare janë LA Lakers, New York Knicks, Golden State Warriors, Houston Rockets dhe Boston Celtics.
Ekipi i Golden State është ai që gjeneron më shumë të ardhura nga ndeshjet në fushën e tij, gati 6 milionë dollarë nga shitja e biletave. Më pas vijnë Lakersat me 5.6 milionë dhe Knicks me 5.2 milionë dollarë për ndeshje. NBA gjeneron rreth 40 % të të ardhurave nga shitja e biletave dhe të shpenzimeve që bëjnë tifozët në çdo ndeshje.