Anulimi i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, reagon Dua Lipa
14 qershor 2022
| 20:14
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
Ky festival, i cili organizohet nga vetë ajo dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, nga Prishtina, është zhvendosur në Tiranë.
Ajo në instastory ka bërë të ditur njoftimin për zhvendosjen e këtij festivali në Tiranë.
Ndryshe, Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë, ashtu siç ishte parashikuar organizimi i tij në Bërnicë të Poshtme.