Anulimi i ‘Sunny Hill’ do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm dhe në zhvillimin ekonomik

14 qershor 2022 | 19:30

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi festivali Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë.

Nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook”, Rama tha se vendimi për anulimin e këtij festivali në kryeqytetin e Kosovës, është shkaktuar nga “zvarritjet e Qeverisë”.

Sipas tij, kjo do t’i “shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm”.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Me keqardhje të madhe mora lajmin se Festivali prestigjioz, Sunny Hill, sivjet, nuk do të mbahet në Prishtinë.

Një vendim i tillë, i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm.

Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën.

Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit.

Ne presim që Qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë,…