Anulohen dhjetëra fluturime si pasojë e stuhisë në Frankfurt
Dhjetëra fluturime janë anuluar në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, si pasojë e shiut të madh që i ka vërshuar disa pjesë të pistës.
Një zëdhënës i aeroportit ka thënë të enjten për agjencinë e lajmeve “DPA” se, akumulimi i madh i ujit në disa pjesë të aeroportit, në pistë, në zonën ku parkohen aeroplanët, dhe ku bëhen gati për fluturime, i ka detyruar autoritetet që shumë fluturime t’i anulojnë, apo t’ua ndërrojnë orarin.
Shërbimet tokësore në aeroportin më të madh të Gjermanisë janë pezulluar për më shumë se dy orë, çka nënkupton që më shumë se 34 aeroplanë nuk kanë mundur të nisen me kohë në destinacionet e tyre.
Shumë fluturime janë anuluar edhe prej vetë kompanive ajrore.
Shërbimi Gjerman për Motin, e ka lëshuar të mërkurën një paralajmërim për stuhi për gjithë landin Hesen, ku gjendet Frankfurti.
Ka pasur raportime për vërshime të izoluara në shumë bodrume të banesave të atij landi.
Had quite a few DM’s from people wondering why flights were diverting away from Frankfurt….here’s your answer 👇💦
— Flight Emergency (@FlightEmergency) August 16, 2023