Anulohen koncertet e Enrique Iglesias mes raporteve për mashtrim
22 nëntor 2019
| 11:02
Enrique Iglesias është detyruar t’i anulojë disa koncerte në Evropën Lindore pas raportimeve për mashtrim nga promovuesit.
Autori i hitit ‘Hero’ duhej të performonte në Kroaci, Letoni dhe Bjellorusi në dhjetor, por koncertet janë anuluar papritmas.
Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të agjencisë letoneze “Bilesu Serviss” pretendon se zëdhënësi i Iglesias në Agjencinë e Arteve Kreative anuloi shfaqjet pasi promovuesit dështuan ta përmbushin marrëveshjen për t’i organizuar koncertet.