Anulohen mijëra fluturime në Gjermani për shkak të grevës
Rreth 25,000 punonjës të sigurisë në 11 aeroportet kryesore gjermane kanë hyrë në grevë që nga orët e para të mëngjesit, duke vënë në rrezik anulimin e mijëra fluturimeve sot. Sindikata Ver.di thirri një grevë 24-orëshe, duke kërkuar rritje prej 2,80 €/orë dhe më shumë bonuse jashtë orarit.
Sipas punëdhënësve, përmbushja e kërkesave do të nënkuptonte kosto shtesë prej 250 milionë eurosh vetëm për vitin aktual.
Demonstratat e sotme kanë do të sjellin bllokime në aeroportet e Berlinit, Frankfurtit, Hamburgut, Shtutgartit, Bremenit, Hanoverit, Këlnit, Dyseldorfit, Lajpcigut, Erfurtit dhe Dresdenit, ndërsa nga aeroportet kryesore funksionon vetëm Mynihu.
Kontrolli udhëtarëve, mallrave dhe bagazheve do të jetë shumë i kufizuar deri në asnjë, në varësi të pjesëmarrjes së punëtorëve në grevë. Për shembull, të gjitha ngritjet nga aeroportet e Berlinit, Hamburgut dhe Shtutgartit tashmë janë anuluar. Në total, vlerësohet se sot nuk do të kryhen më shumë se 11,000 fluturime të planifikuara.