Anulohen rezultatet e zgjedhjeve në Kirgizistan
07 tetor 2020
| 12:20
Autoritetet zgjedhore në Kirgizistan kanë anuluar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, pas protestave të dhunshme që pasuan. Në një deklaratë të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se nga këto protesta qindra njerëz janë plagosur dhe një ka vdekur.
Protesta të mëdha shpërthyen në vend, pasi në zgjedhjet e së dielës, vetëm katër parti politike nga 16 sa ishin, kaluan pragun për hyrjen në parlament. U bë e ditur se tre nga këto parti kishin lidhje të ngushta me Presidentin Jeenbekov.
Populli akuzoi për blerje të votave dhe kërcënim të njerëzve dhe nuk pranoi rezultatet e treguara. Pas protestave gjatë ditës, demonstruesit natën e mbrëmshme hynë në parlament dhe u përplasën me policinë, duke kërkuar që të mbahej një votim i ri.