![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/170710E5-70B4-4C86-8CE9-F59C6B358614.jpeg)
Anulohen të gjitha fluturimet e parapara për nesër nga “Adem Jashari”
15 qershor 2020
| 19:39
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se të gjitha fluturimet e parapara për datën 16 qershor janë anuluar.
“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar. Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e aeroportit.