Anulohen tri gara në MotoGP
Garat e MotoGP në Gjermani, Holandë dhe Finlandës të parapara të mbahen në qershor dhe korrik janë anuluar shkaku i pandemisë COVID-19, ështrë njoftuar nga seria e garave me motoçikleta të mërkurën.
Gara e Shpërblimit të Madh të Gjermanisë ishte paraparë të mbahem ë 21 qershor, pasuar nga ajo e Holandës në Assen më 28 qershor dhe e Finlandës më 12 korrik. Gara në Assen ishte e vetmja që kishte figuruar në çdo kalendar të garave në MotoGP që nga fillimi në vitin 1949.
“Me trishtim të madh njoftojmë për anulimin e këtyre tri garave të rëndësishme në kalendarin e MotoGP”, ka thënë Carmelo Ezpeleta, shefi ekzekutiv i Dornas, kompanisë promovuese të MotoGP.
Ezpeleta tha javën e kaluar se është optimist se garat mund të kthehen nga korriku.
Stinori i MotoGP ende nuk ka nisur, ku 11 gara janë prekur nga virusi dhe organizatorët ende nuk kanë publikuar kalendarin e ri me ndryshime të datave. Garat në Spanjë, Francë dhe Itali janë shtyrë dhe po duken të pasigurta.
Gara e ardhshme në kalendar është ajo e Shpërblimit të Madh të Çekisë në Brno më 9 gusht.