Anulohet Çmimi i Madh i Holandës
Anulohet gara e Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vuajtjet përsa i përket sezonit të sivjetshëm në kampionatin më të famshëm të automobilizmit duket se nuk kanë fund dhe edicioni i 71-të në Formula 1 u cungua akoma më shumë, teksa organizatorët u dorëzuan, duke vendosur për të hequr dorë përfundimisht nga pjesëmarrja në kompeticionin e vitit 2020.
Një vendim që gjithsesi nuk përbën ndonjë surprizë të veçantë, megjithëse për hir të së vërtetës u shpresua shumë që Holanda të rikthehej për të pritur një garë të Formulës 1 pas një mungese vërtet shumë të gjatë, raporton “ss”.
Një komunikatë e nxjerrë nga vetë organizatorët konfirmoi shtyrjen e Çmimit të Madh të Holandës për vitin e ardhshëm, pasi të normalizohet situata e virusit COVID-19.