Anulohet fluturimi i sotëm i Lajçak, zotohet se do të bëjë çmos të vijë nesër në Kosovë

15 qershor 2020 | 20:17

Pak më parë në media u raportua se 150 pasagjerë, përfshirë edhe përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, janë bllokuar në Zyrih pasi Tirana nuk autorizon uljen e fluturimit nga Zvicra, të planifikuar për orën 13:40.

Burime të “Klan Kosovës”, nga BE konfirmojnë se fluturimi i Lajçak është anuluar dhe se Lajçak do të bëjë çmos që nesër të jetë në Kosovë.

“Fatkeqësisht, fluturimi i Lajçak nga Cyrihu u anulua. Ne po punojmë për të siguruar që ai do të jetë në gjendje të jetë në Kosovë me vonesën më të vogël të mundshme. Lajçak është angazhuar që nesër të jetë në Kosovë. Pasi të jetë në tokë, ai do të takohet me bashkëbiseduesit e tij për të diskutuar kohën dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut” thuhet nga burimi për “klankosova.tv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë në Kosovë po vërehet kriza ekonomike e shkaktuar nga…