Anulohet koncerti i paralajmëruar në Gjilan
03 maj 2020
| 20:33
Pas tragjedisë së sotme, me ç’rast i riu nga Gjilani humbi jetën duke u hedhur nga njëri prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, kryetari Lutfi Haziri ka anuluar koncertin e paraparë të mbahet sonte, në orën 20:45.
Në bazë të një vendimi të institucioneve të Kosovës, Qendra e Studentëve në Prishtinë është shndërruar në karantinë për personat që hyjnë në Kosovë.
Ky vendim është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
/Epoka e re/