Anulohet koncerti i paraparë të mbahet sonte në Prishtinë
10 shkurt 2018
| 21:04
Kushtet atmosferike kanë bërë që të anulohet një koncert i paraparë të mbahet sonte në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Koncerti planifikohej të mbahej në kuadër të festimeve për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Se koncerti nuk do të mbahet kanë konfirmuar vetë organizatorët.
“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve klimatike, koncerti i planifikuar që të mbahet sonte është anuluar. Me kohë ju njoftojmë për koncertin e radhës. Ju falënderojmë për mirëkuptim! #kosova10”, thuhet në njoftim.
Më 17 të këtij muaji Kosova feston një dekadë shtet.