Anulohet konferenca për media e Kurtit dhe Hajdarit, kjo është arsyeja

26 prill 2020 | 16:52

Zyra për informim e Qeverisë ka njoftuar për anulimin e konferencës së paralajmëruar për media për në orën 17:00 të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe të ministres në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari.

“Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për medie në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit. Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura. Kryeministri në detyrë Kurti dhe Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj. Rozeta Hajdari do t’ju adresohen me një video-incizim të cilin do ta ndajmë me ju posa të jetë gati. Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”,thuhet në njoftimin e Qeverisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një…