Anulohet konkursi për kryeshef ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
08 dhjetor 2023
| 21:36
Është anuluar konkursi për kryeshef ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje.
Shtatë kandidatë u ftuan në intervistë për këtë pozitë, në konkursin e shpallur më 18 tetor të këtij viti.
Indeksonline raporton se konkursi është anuluar sot, një ditë pas intervistimit të kandidatëve.