Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet

24 prill 2024 | 13:38

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për punën e barnatoreve.

Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, ka thënë se kanë kërkuar që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimmarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët.

“Sot anuluam orarin e barnatoreve – më nuk do të ketë kufizime!”.

“Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaçërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës”, ka shkruar Retkoceri në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin…