Anulohet maratona e Parisit
Maratona e Parisit këtë vit është anuluar, pasi Franca po përballet me rritjen e rasteve të reja me Covid-19, shkruan agjencia “Reuters”.
Maratona e Parisit ishte paraparë fillimisht të mbahej më 5 prill, por u shty shkaku i pandemisë për 15 nëntor. Mirëpo është vendosur tash të anulohet plotësisht.
“Pasi kemi provuar çdo gjë për të organizuar këtë garë, së bashku me qytetin e Parisit, ne jemi të detyruar ta anulojmë edicionin e vitit 2020. Të përballur me vështirësi që shumë atletë, veçanërisht ata nga jashtë. Ne do të punojmë përkrah qytetit të Parisit për ta organizuar edicionin 2021”, është njoftuar nga organizatorët. Në maratonën e Parisit marrin pjesë mbi 40 mijë garues. Në qershor është anuluar maratona e Nju-Jorkut e, po ashtu, u anulua edhe ajo e Bostonit, për herë të parë në historinë 124-vjeçare. Po ashtu, janë anuluar edhe maratonat e Berlinit e Chigaos, ndërsa në maratonën e Londrës që do të mbahet më 4 tetor, do të garojnë vetëm atletë elitarë. Franca ka raportuar mbi 236 mijë të infektuar me koronavirusin e ri dhe më tepër se 30 mijë të vdekur nga Covid-19.