Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
16 mars 2020
| 09:59
Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. “Për shkak të ezaurimit të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme, anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 11:00”, thuhet në njoftim.