Anulohet meçi i UFC-së pas lëndimit të një luftëtari gjatë matjeve zyrtare

18 prill 2021 | 12:02

Meçi i UFC-së mes Jeremy Stephensit dhe Drakkar Kloset u anulua në momentet e fundit, pas një lëndimi që mori Klose gjatë matjeve zyrtare, raportojnë mediat amerikane.

Të dy ishin paraparë të ndesheshin të shtunën mbrëma. Por, gjatë matjeve zyrtare Stephens e shtyu Klosen me ç’rast Klose mori një lëndim të qafës dhe tronditje në tru.

Klose ka treguar se dora i ishte mpirë dhe qafa po ashtu pas shtyrjes të premten, dhe në ditën tjetër u zgjua me kokëdhembje dhe kishte vjellë.

“Më vjen keq për të gjithë që pritën këtë luftë”, ka shkruar Klose në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca,…