Anulohet miqësorja Kosovë – Shqipëri
11 mars 2020
| 14:48
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se është anuluar grumbullimi dhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses U19 të Kosovës me Kombëtaren U19 të Shqipërisë.
“Vendimi është marrë nga Komiteti i Emergjencës i Federatës Shqiptare të Futbollit – FSHF, në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe ka ardhur në vijim të konsultimeve të FSHF-së me specialistët përkatës, si pasojë e situatës së fundit të krijuar në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Grumbullimi ka qenë i parashikuar të bëhet në Shqipëri në datat 24-31 mars, ndërsa ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29-31 mars.
/Epoka e re/