![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/fc-prishtina-vs-drita.jpg)
Anulohet ndeshja Drita – Nizhny Novgorod
27 janar 2021
| 14:11
FC Drita ka njoftuar se është anuluar ndeshja miqësore kundër skuadrës ruse Nizhny Novgorod. Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet sot (e mërkurë) nga ora 16:30, derisa do të zhvillohet nesër (e enjte).
“Për shkak të kushteve atmosferike ndeshja është anuluar dhe pritet të zhvillohet nesër në të njëjtën kohë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.
/Epoka e re/