Anulohet ndeshja Sevilla-Roma

11 mars 2020 | 16:02

Roma ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të luajë nesër (e enjte) kundër Sevillas në ndeshjen e tyre të parë për 1/8-tën e Ligës së Evropës për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet lokale spanjolle.

Ndeshja e Ligës së Evropës kishte qenë në dyshim pasi qeveria spanjolle anuloi të gjitha fluturimet drejt Italisë dhe anasjelltas.

“Roma nuk do të udhëtojë në Spanjë për ndeshjen kundër Sevillas në Ligën e Evropës, pasi avioni nga Italia nuk ishte i autorizuar të zbarkonte në Spanjë. Më shumë detaje nga UEFA së shpejti”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të IKSHP-së, Komuna e…