
Anulohet një ndeshje në Ligën e Evropës
27 shkurt 2020
| 16:40
Sot do të luhen ndeshjet e kthimit në kuadër të 1/32 në Ligën e Evropës. Mirëpo një nga ndeshjet e pritura që të zhvillohet sonte është anuluar.
Është takimi ndërmjet Red Bull Sazlburgut dhe Frankfurtit në Ligën e Evropës i cili është shtyrë. Nuk ka të bëjë me Coronavirusin, por për shkak të problemeve me kushtet e motit që kanë prekur Austrinë. Skuadra gjermane e Frankfurtit ka dalë me komunikatë zyrtare dhe ka informuar tifozët se ndeshja e sotme është shtyrë. Arsyeja është e frikshme, pasi një stuhi e fortë ka prekur shtetin austriak.
Erëra të forta me një shpejtësi e madhe prej 120 km/h. Frika e madhe për shkak të problemeve të shumta që mund të sjellë kjo stuhi ka bërë që drejtuesit të anulojnë ndeshjen.