Anulohet protesta e minatorëve të Trepçës
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se është anuluar protesta e paralajmëruar për ditën e sotme para qeverisë.
“Qëllimi i minatorëve për ekzekutimin e pagave thuajse është realizuar, ndaj edhe e vlerësojmë të paarsyeshme mbajtjen e protestës ditën e nesërme. Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorëve nuk mund dhe nuk duhet ti vihen ngjyrime politike”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Reagimi i plotë i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës:
Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës, shumë të respektuar minatorë;
Veteranët paralajmërojnë protesta nëse Osmani dekreton ligjin për pagën minimale
Sot me datë 14.08.2024 Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion për subvencionimin e pagave për minatorët e Trepça Sh.A., për pagesën e pagave.
Nisur nga fakti se ditën e djeshme kemi njoftuar se do të mbajmë një protestë pran Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllimin e vetëm që të kërkojmë ekzekutimin e pagave të papaguara, e duke pasur parasysh reflektimin e qeverisë, ne tërhiqemi nga protesta e cila do të ndodhte nesër.
Qëllimi i minatorëve për ekzekutimin e pagave thuajse është realizuar, ndaj edhe e vlerësojmë të paarsyeshme mbajtjen e protestës ditën e nesërme. Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorërve nuk mund dhe nuk duhet ti vihen ngjyrime politike.
Minatorët nuk kanë kërkuar dhe nuk kërkojnë asgjë tjetër, përveç kushte për punë dhe paga dinjitoze. Përkushtimi ynë për punë në minierë është dhe do të mbetet përherë i palëkundur.
Prandaj lusim të gjithë minatorëve t’i kthehen punës.