Anulohet shënimi i 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve të Rahovecit

17 mars 2020 | 14:21

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit, në bashkëkoordinim me Oorganiztata e dala nga lufta e UÇK-së dhe kryetarët e këshillave të disa fshatrave, ka bërë me dije se janë dakorduar për anulimin e aktiviteteve dhe tubimeve përkujtimore, për shënimin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve në këto fshatra, të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

“Homazhe dhe nderime do të bëhen vetëm nga këshillat e fshatrave: Krushë e Madhe, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Pastasel, Opterushë dhe Fortesë, për shkak të situatës dhe gjendjes alarmante të COVID 19”.

“Shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe bashkë t’i kthehemi jetës normale. Lavdi përjetë dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri!”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej vendimeve që ka marrë BQK-ja, është edhe shtyrja-pezullimi i…