Anulohet turneu i boksit ‘Tërnoci 2021’
Më 13 mars është anuluar turneu i boksit “Tërnoci 2021” që organizohet çdo vit nga Klubi i Boksit Tërnoci “Rida”.
Për këtë turne organizatori e kishte lejen nga të gjitha organet kompetente, por presioni kishte filluar disa ditë para turneut ndaj trajnerit të Klubit të Boksit, Ridvan Imerit që boksierët nga Kosova nuk do t’i lejohet hyrja në territorin e Bujanocit.
Trajtimi i keq ndaj shqiptarëve të Luginës ende është ekzistent. Nga ky rast ne pamë që ju mohua e drejta sportistëve pas përgatitjeve të shumta të cilat i kanë bërë për të treguar sukses në këtë turne. Komuna e Bujanocit me udhëheqësi shqiptare nuk reagoi në asnjëfarë mënyre ndaj policëve serb të cilët shkaktuan këtë kaos të madh ndaj sportistëve dhe organizatorit të turneut, profesor Ridvan Imerit.