Anulohet vizita e Patrushev në Beograd
27 shkurt 2022
| 13:36
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse. Nikolai Patrushev, e ka anuluar vizitën e tij në Beograd.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Nuk dihet arsyeja se pse është anuluar vizita e numrit dy të Kremlinit.
Vuçiqi ka thënë se të gjitha vendet e rajonit kanë nisur një fushatë të propagandës.
Ai ka thënë se nuk bien pre e siç i quajti ai “provokimeve të Kosovës” , duke iu referuar rastit të mbylljes së rrugëve ilegale në veri.