Anuloi koncertin dhe u shtrua në spital, si është gjendja shëndetësore e Rita Orës?!
Rita Ora sapo siguroi fansat e saj për gjendjen shëndetësore. Sipas përditësimit të fundit shëndetësor që ajo dha për The Sun, këngëtarja 33-vjeçare sqaroi gjendjen e saj shëndetësore pasi ishte shtruar më parë në një spital të Budapestit muajin e kaluar.
Këngëtarja zbuloi se kishte vuajtur nga një problem shëndetësor mjaft i frikshëm që çoi në anulimin e setit të saj në Campus Fesztival në Hungari. Pasi kaloi një natë nën kujdesin mjekësor, Rita ndau një përditësim se si u përball me një “frikë të vogël shëndetësore” dhe tani është “rikthyer në 100 për qindshin e saj”.
Edhe pse këngëtarja e këngës “Your Song” nuk zbuloi saktësisht se çfarë shkoi keq nga ana shëndetësore, ajo shkoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram për t’u kërkuar falje fansave të saj për koncertin që u anulua.